Totthenham kualifikohet mes “drithërimave”, pas 57 vitesh në gjysmë-finale (VIDEO)
Tottenham ka arritur të kualifikohet në gjysmë-finale mes drithërimave. Kjo mund të quhet humbja më e ëmbël për spurs.

Çmenduria ka filluar në minutën e 4-t me Sterling që ka kaluar në avantazh vendasit me një gol magjik, por festa e "Citizens" ka zgjatur shumë pak, sepse Son që shënuar dy gola të shpejtë nw minutwn e 7-tw dhe tw 10-tw. Një minutë më vonë ka ardhur barazimi i ekipit të Pep me Bernardo Silva-n, i ndihmuar nga një devijim i Rose.

Në të 21-ën, City është kthyer në avantazh me Sterling dhe ka realizuar të katërtin me Aguero-n në minutën e 59-të. Gjithsesi, Spurs nuk janë dorëzuar dhe në minutën e 73-të kanë gjetur golin e tretë me Llorente-n, për të cilin është dashur ndërhyrja e VAR për të kuptuar nëse spanjolli kishte shënuar me dorë apo kofshë. Arbitri Cakir ka zgjedhur të dytën dhe e ka quajtur të vlefshëm.

Vendasit janë hedhur në sulm në minutat e mbetura për të gjetur golin e pestë dhe të kualifikimit, duke e gjetur në kohën shtesë me Sterling, por që është anuluar për pozicion jashtë loje nga VAR.

Feston Tottenham, që në gjysmëfinale do të përballet me Ajax-in, një tjetër skuadër që nuk pritej të ishte mes katër më të mirave të Europës në fillimin e sezonit. /albeu.com/


Shtuar më 17/04/2019, ora 23:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori