Totti-Del Pieros: Të vlerësoj dhe të respektoj
Edhe Francesko Totti uron Del Pieron për përvjetorin e tij të 37-të të lindjes. Në sitin zyrtar të Romës, kapiteni verdheblu ka shkruar: " Është dita e Del Pieros, ai që mbush vitet dhe shuan 37 qirinjë. Aleks: çfarë kundërshtari, çfarë lojtari, çfarë personi! Një flamur i vërtetë, një kampion që i ka dhuruar tifozëve bardhezinjë trofe të shumtë. Lojtar që ka treguar dashuri për bluzën dhe frikë për portierët", shprehet me superlativa Totti.

Më pas i adhuruari i Romës shton: " Alessandro, sipas meje sa më shumë plaket a më shumë u shton frikën kundërshtarëve. Të vlerësoj dhe të respektoj", mbyll urimin Totti për Del Pieron.

Aleks Del Piero festoi dje 37-vjetorin e tij të lindjes por duket se do të jetë datëlindja e tij e fundit si juventin. /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2011, ora 09:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori