Totti: Është turp që unë nuk do të luaj sonte kundër Interit
Kapiteni i Romës, Francesco Totti ka thënë se është turp i madh që ai nuk do të mund ta udhëheq klubin e tij në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Interit.

Ndeshja e parë që u zhvillua në stadiumin e Romas përfundoi me fitore të Interit me rezultat 1-0, ndërsa ndeshja kthyese ndërmjet këtyre dy klubeve zhvillohet nesër në San Siro.

"Është turp që unë jam jashtë në këtë moment aq të rëndësishëm. Unë dëshiroj të jem aty por episodi që ka ndodhur tregon se unë jam i suspenduar për edhe një ndeshje tjetër".

"Sidoqoftë, unë shpresoj ta shoh Romën në finale", tha Totti për Sky Sport 24. /albeu.com/
Shtuar më 11/05/2011, ora 10:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori