Totti: Juve duhet të luajnë në ligën e tyre
Francesco Totti ka shprehur pakënaqësinë e tij me vendimet e gjyqtarit Gianluca Rocchi në disfatën e djeshme të Romës nga Juventusi.

“Ne erdhëm këtu të luajmë dhe paraqitja ishte e mirë, por ajo çfarë ndodhi [me gjyqtarin] e kushtozëoi ndeshjen. Është e tmerrshme ta themi këtë, por këto janë gjëra të cilat ndikojnë në ndeshje po ndodhin për shumë vite”.

Juventusi me siguri nuk na mposhti neve. Kishte tre incidente që e ndryshuan lojën të cilën ne deshëm ta fitojmë. Ka shumë zemërim, por ne duhet ta mbajmë kokën larg pas një ndeshje si kjo”.

“Gjithmonë kam thënë: ata duhet të luajnë në ligën e tyre. Ata gjithmonë fitojnë me çdo kusht. Ne stërvitemi për të fituar, por pastaj këto gjëra ndodhin”.

“Nuk ka nevojë as të shikoni në përsëritjet. Ne tashmë kemi parë gjithçka në fushë. Por ne duhet të kemi përsëritje të ngadalshme në fushë. Ne nuk mund të vazhdojmë me gabime të tilla dhe, me një përsëritje, ju mund të shihni gjithçka pastër brenda pesë sekondash”, ka thënë Totti.
Shtuar më 06/10/2014, ora 09:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori