Totti në dyshim për derbi
Totti
Paraqitja e kapitenit të Romës, Francesco Totti në derbin e qytetit kundër Lazios më 18 tetor është në dyshim, pasi klubi ka njoftuar se sulmuesi ka pësuar tërheqje muskulore.

35 vjeçari u zëvendësua gjatë fitores 3-1 ndaj Atalantas të shtunën. "Francesco Totti iu nënshtrua kontrollimeve mjekësore, që zbuluan një problem muskulor në kofshën e këmbës së tij të djathtë".

"Gjendja e tij do të vlerësohet në ditët e ardhshme, thuhet në komunikatën e Romës. Sipas medieve italiane, Totti pritet të mungojë për së paku 15 ditë". /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2011, ora 18:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori