Totti: Nëse do largohesha nga Roma do transferohesha vetëm te Reali
Francesco Totti ka festuar 26 vjetorin e debutimit të tij me fanellën e Romës në Serie A.

Legjenda e Romës dhe futbollit italian i ka qëndruar besnik klubit të tij gjatë gjithë karrierës.

Njëri nga futbollistët më të mirë në historinë e futbollit italian ka dhënë një deklaratë mjaftë interesante.

Ai kishte refuzuar skuadrat më të mëdha në botë, si Real Madrid, Barcelona, Chelsea, Manchester United, Milan, Juventus e Inter.
Por Totti ka deklaruar se nëse do të largohej nga Roma do ta bënte vetëm për Real Madridin.

"Unë isha afër të largohesha nga Roma dhe t’i bashkohem Real Madridit, por në fund morra vendimin më të rëndësishëm në jetën time për t’i qëndruar besnik Romës".

Totti ka thënë se nuk do të luante kurrë për asnjë skuadër tjetër italiane.

"Për shkak të respektit të madh që kisha për tifozët asnjëherë nuk kam dëgjuar asnjë ofertë nga skuadrat italiane".
"Nëse do të largohesha nga Roma do të luaja vetëm për Real Madridin”, ka deklaruar ikona e Romës.

Në vitin 2016 kur Real Madrid ishte nikoqir i Romës, Totti u fut në fushë nga banka rezervë ndërsa të gjithë të pranishmit në Santiago Bernabeu u ngritën në këmbë për ta duartrokitur legjendën italiane. /albeu.com/

Shtuar më 28/03/2019, ora 20:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori