Totti rikthehet pas në koh, tregon momentin kur refuzoi Milanin
Legjenda e Romës, Francesco Totti njihet si një ndër futbollistët më besnik të të gjitha kohërave. Ish-ikona e Romës shpesh herë tregon momentin e refuzimit të Milanit në vitin 1988 për shkak të nënës së tij pasi ai kishte dëshirë të lunate për kuqezinjtë.

Në karrierën time ka pasur tri oferta, kur mundësitë për të më marrë nga Roma ishin konkrete. Nuk po i tregoj të gjitha tani, por po filloj me ofertën e parë, e cila mbërriti një ditë vere të vitit 1988, kur Ariedo Braida trokiti në derën e “Via Vetulonia”.

Vizita, e paralajmëruar nga një telefonatë vetëm disa orë më parë, e vë gjithë familjen në presion. Braida është drejtori i përgjithshëm i kampionit të Italisë, Milanit. Fakti që ai dëshiron të na shohë, padyshim dëshmon interesin e tij për mua.

Të nderuar prindër të Tottit, presidenti Berlusconi është duke bërë investime të mëdha për ta sjellë Milanin në mesin e ekipeve më të mira në botë. Ne kemi shumë vëzhgues në Romë dhe të gjithë na kanë raportuar cilësitë e mëdha të fëmijës suaj, Francesco. Do të ishim të lumtur, nëse ai do të bashkohej me ne, duke ardhur në Milano. Ai ka potencial të madh, asnjë klub nuk mund ta ndihmojë atë të zhvillohet më mirë se Milani.

Pasi përfundoi fjalën, Braida nxjerr nga çanta, që ka me vete, një fanellë ngjyrë të kuqe të madhësisë sime dhe më fton për ta marrë. Prita një shenjë miratimi nga nëna ime, pastaj u ngrita dhe e mora atë nga duart e saj. Braida siguroi se ishte gati për të mbështetur shpenzimet e udhëtimit të familjes për të më vizituar. Kur zgjata dorën për ta përshëndetur, ai më ftoi ta shikoj në sy, e kam të fiksuar në kokë atë moment: “Një ditë, sytë tuaj mund të dominojnë në “San Siro”, hajde dhe t’i shohim ata sa më gjatë.
Megjithatë, nuk iu dha aty për aty. Ajo i është dorëzuar disa ditë më vonë: “Ne jemi një familje shumë e afërt, ndarja nuk është në planet tona. Jo aq shpejt, së paku”, tha Totti. /albeu.com/

Shtuar më 16/10/2018, ora 16:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori