Totti: Tentova të bindja Ibrahimovicin dhe Ronaldon të vinin në Romë
Legjenda e Romës, Francesco Totti, e ka pranuar se ai kishte tentuar ta bindë Zlatan Ibrahimovicin dhe Ronaldon t’i bashkohej atij në skuadrën e Romës.

Titujt nuk ishin synimi i tij i vetëm, ai e fitoi Serie A vetëm në vitin 2001 me skuadrën e tij, por dëshira e tij për të fituar më shumë bën që ai të kishte tentuar t’i bindte disa ndër lojtarët më të mirë në Romë. Një ndër ta ishte edhe Ibrahimovic.

“Unë gjithmonë kam thënë se duhet të kesh kampionë në skuadër për të fituar. Unë shpresoja se Ronaldo, Ibrahimovici dhe të gjithë lojtarët më të mirë të botës do të vinin këtu”, ka thënë Totti.

“Dhe jo vetëm lojtarët më të mirë në botë për fazën e sulmit, por edhe mbrojtësit dhe mesfushorët më të mirë”.

“Por, për fat të keq, ne kishim një limit, nuk kishim mundësi financiare të shpenzojmë para për këta kampionë. Me të vërtetë, unë tentova t’i sjellë edhe këta njerëz të paimagjinueshëm në Romë”, deklaroi Totti.
Shtuar më 20/09/2018, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori