Totti vlerëson Salahun si një nga më të mirët në botë
Pëlqej
Francesco Totti ka vlerësuar performancat e Mohamed Salah, pas kalimit të tij tek Liverpool për 50 milionë euro.

Loja e egjiptianit dhe performancat e tij janë lavdëruar teje mase në Angli, por tani lëvdata për të kanë ardhur edhe nga legjenda e Romës, Totti.

“Me nivelin që ai po luan në këtë moment, ai është një nga lojtarët më të mirë në botë – dhe mendoj se ai mund dhe do të bëjë edhe më mirë”, ka thënë fillimisht Totti për faqen zyrtare të Liverpoolit.

“Unë e njoh atë mirë. Ai është një mik i mirë dhe dëshiron të vazhdojë të përmirësohet, të vazhdojë të përmirësohet si lojtar”.

“Ai bën të gjitha gjërat e duhura, ai stërvitet fort, punon shumë, dëgjon trajnerët”.

“Kjo është arsyeja pse ai po luan kaq mirë për momentin. Mendoj se ndoshta ka edhe një nivel më shumë në të”, përfundoi legjenda italiane. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2018, ora 16:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori