Totttenham hap "thesin", ofertë rekord për Dybala-n
Tottenham Hotspur ka kaluar të gjithë pritshmëritë dhe ka paraqitur një ofertë të majme tek Juventus, për të marrë shërbimet e Paulo Dybala.

Plot 90 milionë euro kanë ofruar finalistët e Champions League, për "La Joya".

Prej kohësh për argjentinasin kishte interes nga Manchester United dhe PSG, por klubi londinez i ka parakaluar të gjithë me këtë lëvizje të fundit, që duket se të tundojë "Zonjën" për të lënë të lirë 25-vjeçarin, edhe pse për të kërkojnë mbi 100 mln euro.
Shtuar më 25/07/2019, ora 12:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori