Tragjedi në botën e motoçiklizmit, ndërron jetë piloti 14-vjeçar
Ditën e sotme ka ndodhur një tragjedi në botën e motoçiklizmit, pasi piloti spanjoll 14-vjeçarë ka ndërruar jetë në spital.

Andreas Perez,pas një aksidenti të pësuar ditën e diel, mori plagë të rënda të cilave nuk ka mundur dotë tju shpëtoj edhe pas ndërhyrjes së mjekëve.

Perez, ishte pilot në kategorinë Moto 3 të CEV, dhe në kthesën nr.5 në pistën e Montmelo, humbi ekuilibrin dhe pësoj një përplasje të frikshme.

Pilotit iu dha menjëherë ndihma e shpejtë, fillimisht në pistë dhe më pas u dërgua me urgjencë me helikopter në spitalin e Sant Pau, në Barcelonë.

Që në fillim u mësua se ai kishte marrë plagë të rënda në kokë dhe se ishte raportuar “vdekje celebrale”, por zemra e tij rrihte ende, çka la shpresë se mund të mbijetonte.

Por përpjekjet e stafit mjekësor ishin të kota. Skuadra e Real Avintia, për të cilën garonte 14-vjeçari spanjoll dha lajmin e tragjedisë.

“Këto janë moment të vështira për skuadrën dhe familjen e pilotit. Humbëm një pilot të ri dhe me perspektivë. Do të na mungojë shumë”, thuhet në komunikatën e klubit spanjollmotoçiklizmit. /albeu.com/
Shtuar më 11/06/2018, ora 17:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori