Tragjedi në Gjermani, kapitenit të Stuttgartit i vdes babai në stadium
Tragjedi në shtëpinë e Stuttgart, pasditen e ditës së sotme.

Menjëherë pas ndeshjes së fituar në “Mercedes-Benz Arena” të Stuttgart, 2-1 kundër Hertha Berlin, vdiq babai i kapitenit të skuadrës, Christian Gentner Herbert, që ndodhej në stadium për të ndjekur ndeshjen e djalit të tij.

Në përfundim të ndeshjes, Herbert Gentner ishte akomoduar në zonën VIP të stadiumit, kur ndjeu një shqetësim shëndetësor. Të kota ndërhyrjet e menjëhershme.

Stuttgart vajton Herbert Gentner. Babai i kapitenit tonë, Christian Gentner vdiq në stadium, menjëherë pas ndeshjes tonë në shtëpi ndaj Hertha Berlin. Stuttgart i dedikon të gjitha mendimet dhe keqardhjen familjes së Gentner në këtë moment të vështirë”, ishte kjo komunikata zyrtare e klubit.
Shtuar më 15/12/2018, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori