Tragjedi në sport, vret veten volejbollisti italian
Volejbollisti italian Alessio Bisori, është gjetur i vdekur në moshë 24 vjeçare, ndërsa supozohet se ka bërë vetëvrasje duke i dalë trenit përpara dhe duke u hedhur në shina.

“Morëm një telefonatë 50 minuta pas mesnate, mirëpo nuk mundëm të bënim asgjë për të riun e vdekur” tha një zëdhënës policie.

Bisori ka lënë një mesazh në hotelin ku po qëndronte, në të cilën i kërkon falje familjes për vendimin e tij”, shtoi zyrtari i forcave blu. Dëshmitarët kanë thënë se e kanë parë hendbollistin të shtrirë mbi binarë në kohën kur treni po largohej nga stacioni.

Ndërkohë kombëtarja do të luajë me një shirit të zi në krah, miqësoren që do të zhvillohet në Bari. "Me zhdukjen e Alessio Bisori, volejbolli italian ka humbur nëj prej pikave të forcës në kombëtare, dhe një nga talentet më të mëdhenj", tha federata e Volejbollit. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2012, ora 19:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori