Janë publikuar rrogat e trajnerëve të
Serie A, ndërsa shohim emra të njohur në listë, nuk mungojnë as befasitë.
Trajneri më i paguar në
Serie A, është Antonio Conte, rroga e italianit kap vlerën 12 milionë
euro në vit.
Kjo është interesante sepse e bën faktin që Conte, paguhet pesë fish më shumë se përcjellësi i dytë, Paolo Fonseca.
Fonseca paguhet 2.5 milionë
euro në vit, dhe ndjeket nga Gian Piero Gasperini me 2.2 milionë
euro në vit.
Katërshen e parë e përmbyll,
trajneri i AC Milan, Stefano Pioli, i cili paguhet 2 milionë
euro në vit.
Ajo çka la përshtypje është renditja e trajnerit të Juventus, Andrea Pirlo, i cili zë vendin e shtatë me 1.8 milionë
euro.
Trajneri me pagën më të vogël në fakt nuk bënë pjesë në ekipet e promovuara nga
Serie B, quditërisht
trajneri i Udinese, Luca Gotti, ka rrogën më të vogël nga të gjithë me 600 mijë
euro në vit.
Shtuar më 10/12/2020,
ora 20:39