Trajner apo aktor? Interi e bën Spallettin elf të "babagjyshit" (VIDEO)
Interi nuk po kalon një moment të mirë në aspektin sportiv.
Ekipi zikaltër u eliminua nga Champions League pas barazimit skandaloz në “San Siro” me rezultatin 1-1 kundër PSV-së.

Fitorja ndaj Udinezes 1-0 solli pak qetësinë në kampin zikaltër, por surpriza më e hidhur për tifozët e Interit ishte sot.

Italianët kanë menduar të nxisin shitjet e produkteve të tyre online përmes një spoti krishtlindjesh.

Në të shfaqet trajneri Luciano Spalleti në versionin e një “elfi” që fton njerëzit të blejnë te dyqanet e Interit, shkruan SS.

Veshja e tij dhe skenografia janë një perlë e vërtetë, tifozët kundërshtarë sapo zbuluan material për t’i vënë në lojë interistët.

Kjo video është shpërndar me qindra herë dhe ka marrë mijëra shikime.
Shtuar më 17/12/2018, ora 08:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori