"Trajner, do të shënoj për ty"
Didier Deschamps është në qiellin e shtatë pas kualifikimit të arritur në “San Siro”, që mbetet një nga stadiumet më të bukura në Europë përballë Interit të Claudio Ranieri.

“Eshtë e mahnitshme që e morëm kualifikimin këtu, kundër një skuadre të madhe, sepse ne jemi ende të vegjël dhe nuk kemi famën e zikaltërve. Ishte një ndeshje e bukur dhe emocionuese. Ishim me fat? Nuk mendoj, sepse besuam deri në fund dhe, mund t’iu rrëfej se Brandao, përpara se të futej, më tha: “Trajner, do të shënoj golin e kualifikimit për ju”. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2012, ora 17:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori