Trajneri i Grasshopper përjashton 3 futbollistët shqiptarë
Firma e Tomislav Stipic ka shkaktuar një cunam të vërtetë të Grasshopers. Edhe pse ka vetëm dy javë në krye të skuadrës së Superligës zviceriane, Stripic ka marrë masa drastike ndaj futbollistëve të tij.

Konkretisht, ai ka përjashtuar si të panevojshëm disa nga futbollistët e organikës së tij, ku bie në sy ajo e tre shqiptarë. Përkatësisht Arlind Ajeti, Shani Tarashaj dhe Mersim Asllani nuk kanë përmbushur pritshmëritë e teknikut Stipic, me këtë të fundit që e ka dërguar treshen në skuadrën e dytë të Grasshopers.

Nga ky vendim nuk kanë shpëtuar as Raphael Holzhauser, Nikola Gjorgjev dhe Julien Ngoy.

“Ata nuk ishin me ne në Itali. Ata nuk janë më në ekip. Nuk ka kthim mbrapa”, ka thënë trajneri Stipic.

Kujtojmë që Ajeti firmosi me Grasshopers pas një eksperience mjaft të madhe në futbollin italian.
Shtuar më 30/03/2019, ora 09:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori