Trajnerët: Euro 2016, me 24 ekipe
UEFA
UEFA mbron projektin e presidentit të saj Michel Platini për zgjerimin me 24 skuadra të kampionatit europian të futbollit, duke nisur nga kompeticioni I ardhëhsm që do të zhvillohet në Francë në vitin 2016. Konfirmimi ka ardhur gjatë mbledhjes së Komisionit Teknik në Warshavë, ku morën pjesë edhe trajnerët e 53 kombëtarëve të shteteve anëtare të UEFA-s, mes tyre edhe tekniku i përfaqësueses shqiptare Giani De Biassi.

Deri tani, kampionati europian është zhvilluar me 16 skuadra, ndërsa zgjerimi i tij do t'i japë më shumë mundësi ekipeve të vendeve të vogla si Shqipëria të marrin pjesë në turneun më të rëndësishëm të futbollit në kontinentin e vjetër.

"Futbolli në Europë është rritur ndejshëm dhe të gjithë mendojmë se është vendimi i duhur për të shtuar numrin e skuadrave në finalet e kompeticionit", ka thënë drejtori teknik në UEFA, Andy Roxburgh.

Ky vendim është mbështetur edhe nga trajnerët e kombëtareve, mes tyre edhe kampioni në fuqi i Botës dhe Europës me Spanjën, Vicente Del Bosque. Sipas teknikut spanjoll, turneu me 24 skuadra vetëm sa do të rrisë rivalitetin, që edhe me 16 skuadra ishte shumë i theksuar.

"Kampionati europian është shumë i vështirë dhe i komplikuar dhe nuk ka rëndësi me 16 apo 24 skuadra. Kështu që për ne do të jetë një objektiv shumë i vështirë mbrojtja e titullit kampion", ka bërë të ditur Del Bosque.

Një temë tjetër, e cila hapi shumë debate gjatë mbledhjes në Warshavë, ishte teknologjia në fushën e lojës. UEFA dhe presidenti Platini janë kundër kësaj ideje, duke u mbështetur se me pesë arbitra në fushë, ndërhyrjet e gabura u reduktuan me 20%. /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2012, ora 19:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori