Trajnerët që drejtojnë ish-skuadrat ku shkëlqyen si lojtar (FOTO LAJM)

Shumë pak yje të futbollit botëror kanë arritur të shkëlqejnë edhe si trajnerë. Megjithatë, aktualisht janë disa, dhe për ironi të fatit, drejtojnë ish-ekipet ku shkëlqyen.

I fundit që ikona e futbollit botëror që mori drejtimin e ekipit që luajti ishte Andrea Pirlo, i cili tashmë do të udhëheqë bardhezinjtë në një mision akoma më të vështirë: fitimin e titullit të dhjetë radhazi dhe Champions League.

Por më i suksesshmi i kësaj “bande” trajnerësh është Zinedine Zidane. Kampioni i botës me Francën, fitoi titullin dhe Champions League me Real Madrid, përpos trofeve të tjerë, ndërsa si trajner mori 4 Champions dhe 1 titull me Los Blancos.

Nuk mbetet prapa Diego Simeone, që pasi shkëlqeu tek Atletico Madrid në fundin e viteve ‘90, e mori këtë skuadër në vitin 2011 dhe i dha 3 Europa League, por edhe shkoi dy herë në finale të Champions League.

Të tjerët janë pak më të suksesshëm, edhe për faktin se kanë më pak në drejtimin e skuadrave të tyre. Në Angli janë tre legjenda që drejtojnë ish-ekipet e tyre: Solskjaer te Manchester United, Lampard te Chelsea dhe Mikel Arteta tek Arsenal, me këtë të fundit që fitoi trofeun më shpejt se cdo trajner tjetër në 5 ligat kryesore europiane.

Pas Pirlos, në Itali flamurin e mban Simone Inzaghi, që e futi këtë sezon Lazion në Champions, plus që i ka dhënë 1 kupë dhe 1 Superkupë bardhekaltërve. Në Gjermani është Hansi Flick ai që drejton ish-ekipin e tij, Bayern Munchen. Nëpër botë ka edhe shumë të tjerë, por sollëm vetëm teknikët që drejtojnë në 5 ligat kryesore europiane.
Shtuar më 19/01/2021, ora 18:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori