Trajneri i Cardiff: Luajtëm mirë përballë një skuadre pa asnjë pikë të dobët
Trajneri i Cardiff nuk është i kënaqur me vendimin e arbitrit i cili akordoi një penallti për Liverpool në fund të takimit gjatë disfatës 2-0 ndaj The Reds.

"Kemi luajtur shumë mirë ndaj një skuadre pa asnjë pikë të dobët, ata kanë treguar edhe njëherë kualitetin e madh që kanë.

Mendoj se arbitri na ka ndëshkuar në rastin kur Robertson pengoi Morrison brenda zonës, duhet të ishte një penallti.

Ndërsa në krahun tjetër, i jap notën 10 Mohamed Salah për simulimin. Fusha e thatë? Punëtorët e fushës do të kenë menduar se ishin pezulluar tubacionet e ujit." /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2019, ora 19:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori