Trajneri Danimarkës: Nuk duhej ta nënvlerësonin Kosovën
Age Hareide, trajneri i Danimarkës, tha para ndeshjes se për ta, ky takim miqësor, është si një stërvitje para përballjes me Zvicrën, por ishte e kundërta, ishte stërvitje e mirë për Kosovën, edhe pse fatkeqësisht pranuam gol në fund të takimit, duke barazuar 2-2.

Pas ndeshjes, ai tërhoqi fjalët dhe tha se ka mbetur i impresionuar me lojën e Kosovës dhe gaboi që i nënçmoi "Dardanët".

"Takuam një skuadër që di të luajë dhe dëshiron të luajë futboll. Dhe ishte një ndeshje shumë e mirë për ta praktikuar, mendoj unë", tha ai.

"E kemi marrë pak më lehtë sepse skuadra është e ranguar me poshtë por nuk ka skuadra të dobëta në lojëra ndërkombëtare".

"Ishte një 90 minutësh që duhet të luftonim për të marrë një barazim. Nuk duhej ta nënvlerësonim Kosovën dhe asnjë skuadër në Evropë. Ka shumë lojtarë të mirë në Kosovë dhe vërtetë më kanë impresionuar në aspektin defensivë", deklaroi trajneri i Danimarkës. /albeu.com/

Shtuar më 21/03/2019, ora 22:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori