Trajneri Haan kerkon rezultat pozitiv
Albeu.com
Trajneri i Kombëtares Kuqezi, Arie Haan, mendon se skuadra është kthyer në formë të mirë për ndeshjen super-të rëndë përballe Portugalisë e cila ka nevojë të domosdoshme për tre pikët kundër Shqipërisë."Është një ndeshje shumë e rëndësishme për Portugalinë që kërkon të ngjitet në renditjen e grupit. Por edhe ne kemi qëllimet tona, unë besoj se do ta kemi mundësinë për befasi”.

"Skuadra e ka kaluar gjendjen që e goditi pas takimit me Hungarinë. E dimë që është vështirë përballë një ekipi si Portugalia, por skuadra duhet të reagoje pas një humbjeje”.

“Detyra ime si trajner, është që ta përgatis një gjë të tillë. Ne rast se skuadra nuk do të reagojë, kjo tregon se diçka nuk shkon”, ka thënë në konferencën për shtyp trajneri Arie Haan.
Shtuar më 15/10/2008, ora 14:39
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori