Trajneri i Ajax i kthen përgjigje Barcelonës dhe Bayern Munchen
Erik ten Hag ka sheshaur cdo thashethem për një largim të mundshëm të tij nga Ajax në fund të këtij sezoni për të marrë postin e trajnerit të Barcelonës apo Bayern Munchen.

Ai tha se ndihet mirë që mediat shkruajnë për interesimin e klubeve të mëdha evropiane për të, por këmbënguli se do të vazhdojë me Ajaxin.

"Është shumë mirë kur klubet e mëdha si Barcelona, Bayern Munich dhe Chelsea interesohen për ju. Por, unë ende kam kontratë me Ajaxin dhe po kaloj momente të mrekullueshme", tha Ten Hag.

Ai konfirmoi se është 100 për qind i përqendruar në Ajaxin.

"Ndihem mirë këtu dhe tashmë jemi duke punuar për të ardhmen. Nuk po mendoj për largimin nga këtu", shtoi ai.


Shtuar më 14/05/2019, ora 21:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori