Trajneri i Argjentinës zbulon "Messi-n" tjetër që ka në ekip
Në dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Botërorit “Rusi 2018” Agjentina do të vuajë mungesën e Leo Messit ndërsa trajneri Egdardo Bauza ka gjetur zëvendësuesin e tij.

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala ka marrë besimin e madh të teknikut argjentinas për ta përfshirë në formacion nga minuta e parë.

“Mendoj se duke parë zhvillimin e tij, Paulo Dybala mund të luajë alla Messi në pozicionin e tij. Është një lojtar që prish ekuilibrat e ndeshjes. Në gjashtë muajt e fundit është rritur shumë.

Është shndërruar një lojtar vendimtar duke shënuar gola dhe dhënë asiste. Po kalon një moment të shkëlqyer dhe ne duhet të përfitojmë nga ky fakt”, u shpreh Bauza.
Shtuar më 04/10/2016, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori