Trajneri i Barçës, i bën një premtim Interit për Champions Leaguen
Pëlqej
valverde
Humbja kundër Totenhemit në Londër i ndërlikoi shumë planet e Interit për kualifikimin e mundshëm në raundin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve.

Tani nuk është gjithçka në dorën e zikaltërve. Skuadra e Spaletit, përveçse duhet të fitojë me PSV-në (ose të barazojë në varësi të kombinimeve), shpreson që Totenhemi të mos fitojë ndaj Barcelonës.

Frika se ndoshta katalanasit nuk impenjohen në maksimum, sepse kanë siguruar vendin e parë të grupit, ekziston te tifozët e Interit, por është trajneri Ernesto Valverde që bën një premtim publik, shkruan panorama. Ai thotë se skuadra e tij do të zbresë në fushën e lojës për ta fituar ndeshjen, pavarësisht emrave që do të jenë titullarë.

“Klubi ynë e respekton shumë Ligën e Kampioneve dhe zbresim në fushën e lojës gjithmonë për të marrë maksimumin. Dua ta siguroj Interin që do të luajmë për 3 pikët, pavarësisht lojtarëve që do të hedhë në fushë”, ka thënë trajneri i Barcelonës./albeu.com/
Shtuar më 10/12/2018, ora 09:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori