Trajneri i Baselit: Më vjen keq për Xhakën
Pëlqej
Taulant Xhaka duket se nuk po kalon një moment te skuadra e Bazelit. E gjithë skuadra zvicerane nuk po kalon një moment të mirë dhe këtë e kanë treguar qartë dhe mungesa e rezultateve, shkruan Albeu.com.

Këtë gjë e ka vënë re edhe vetë trajneri i skuadrës së Bazelit, Marsel Koler i cili është shprehur për mediat zvicerane duke thënë: “Më vjen keq për disa lojtarë, por në veçanti për Xhakën.

Na është dashur ta aktivizojmë në qendër të mbrojtjes, si mesfushor para mbrojtjes dhe si numër 8, një gjë që është shumë negative për futbollistët në përgjithësi.

Nëse një lojtar nuk ka një rol të vendosur dhe do e dijë ku do të luajë, nuk mund të prisni paraqitje pozitive. Jo vetëm Xhaka, e njëjta gjë po ndodh edhe me Fabian Frej”. Përfundoi Koller.

Basel është shumë larg me kreun që mbahet nga Young Boys, dhe me shumë mundësi ata sërish nuk do dalin kampion. Ky është viti i dytë që Basel është jashtë garës për titullin kampion, pasi një sezon më parë atë e fitoi Young Boys. /albeu.com/




Shtuar më 06/12/2018, ora 17:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori