Trajneri i Bayernit bëhet "diktator", kjo është rregullorja e tij
Sipas “Sport Bild”, trajneri i Bayern Munich, Niko Kovac, është bërë një "diktator" i vërtetë me rregulloren e re të vendosur për lojtarët që ai drejton.

Mësohet se kroati ka vendosur të mos lejojë askënd të përdori celularin përveçëse në dhomat e zhveshjes.

Vendimi është në fuqi për të gjitha ambientet e tjera rezidenciale, si në mensë, palestër apo dhomat e masazhimit.

“Përdorimi i telefonave celularë në dhomën e zhveshjes nuk përbën asnjë problem, por në ambientet e tjera është i ndaluar. Kur ne ushqehemi së bashku, do ishte normale që të flisnim me njëri-tjetrin dhe jo të merreshim me telefonin. Unë dua që lojtarët të bashkëveprojnë me njëritjetrin. Edhe gjatë fizioterapisë lojtarët duhet të relaksohen dhe jo të shpërqendrohen nga telefonat. Për më tepër, nuk besoj se rrezatimi gjatë terapisë është i dobishëm” është shprehur Kovac. /albeu.com/
Shtuar më 16/08/2018, ora 13:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori