Trajneri i Bayernit: Messi ka qenë, është dhe do të jetë më i miri
Pëlqej
Trajneri i Bayern Munichut, Niko Kovac e ka vlerësuar lartë yllin argjentinas, Lionel Messin, për të cilin beson se vazhdon të jetë futbollisti më i mirë në botë.

“Mezi pres. Çdo lojtar, çdo klub dhe çdo trajner dëshiron të marrë pjesë”, tha Kovac për Goal.

“Pritjet në Munich janë shumë të larta, gjithmonë. Por edhe unë pres shumë nga vetja dhe lojtarët e mi. Kam qenë i vetëdijshëm për këtë kur kam nënshkruar për Bayernin”, shtoi ai.

Kovac foli edhe për Messin, duke insistuar se argjentinasi vazhdon të jetë më i miri i botës. Messi ndihmoi Barcelonën mbrëmë të mposhtë PSV me rezultatin 4-0, duke realizuar një hat-trick.

“Për mua, Lionel Messi është më i mirë. Kështu ka qenë gjithmonë dhe do të vazhdojë të jetë në të ardhmen. Edhe Ronaldo është lojtar i klasit botëror. Stili i tij më lë mbresa. Nuk e ka me të lindur por me punë”, u shpreh ai. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2018, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori