Trajneri i Bayernit nuk e fsheh gëzimin: Arritëm maksimumin, të përgatitemi për ndeshjen e radhës
Trajneri i Bayern Munchen, Hans Flick është i lumtur me fitoren e thellë të skuadrës së tij 5-0 ndaj Fortuna Dyseldorfit në ndeshjen e vlefshem për javën e 29-të në Bundesliga.

Pas fitores së radhës, ai kërkoi që ekipi të përqendrohet te ndeshja me Bajer Leverkusenin, një kundërshtar serioz këtë sezon.

"Gjatë kësaj jave arritëm maksimumin e lojës sonë kundër Dyseldorfit, i cili na vuri disa herë në vështirësi. Por, ekipi jonë tregoi mentalitet të fortë dhe pas ndeshjes me Borusia Dortmundin. Pas një fitoreje të tillë 5-0, një trajner ka shumë pak gjëra për të bërë. Kemi vetëm dy ditë për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës kundër Bajer Leverkusenit", u shpreh Flick.
Shtuar më 30/05/2020, ora 23:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori