Trajneri i Bayernit trembet se Ribery e ka mbyllur sezonin
Franck Ribery mund t’i ketë thënë lamtumirë sezonit për shkak të një dëmtimi të pësuar të dielën, në ndeshjen që ekipi i tij e barazoi me Hertha 2-2, në Berlin.

Ribéry pësoi një dëmtim në minutën e 61-të, pas kthimit të gjurit të tij të djathtë. Willy Sagnol, trajner i përkohshëm i Bayern Munich, nuk e fshehu shqetësimin e tij për gjendjen e gjurit të ndërkombëtarit francez.

“Do të jetë e nevojshme të bëhen teste shtesë për të ditur shkallën e lëndimit, por dyshoj se është një këputje e ligamenteve të jashtme”, tha trajneri i Bayernit. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2017, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori