Trajneri i Bayernit zbulon të ardhmen e Lewandowskit
Polaku, Robert Leëandoëski është lidhur shumë me një largim të mundshëm nga skuadra e Bayern Munich për te Real Madridi.

Megjithatë të ardhmen e tij e ka konfirmuar trajneri i Bayern Munich, Nico Kovac, i cili ka deklaruar se Leëandoëski nuk do të largohet nga Bayern.

“Nuk ka asgjë të re me Leëandoëskin, është e qartë se ai nuk do të largohet nga ky klub pasi që ai është një ndër sulmuesit më të mirë dhe ne normalisht që nuk duam të heqim dorë nga ai”, ka thënë trajneri kroat.

“Ne duam të arrijmë shumë me të. Ai është futbollist i mrekullueshëm, i cili ka fituar shumë në Bundesligë, ka shënuar shumë gola dhe tani, në sezonin e ri, do të shënojë prapë shumë gola të tjera” ka përfunduar ai. /albeu.com/

Shtuar më 30/07/2018, ora 13:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori