Trajneri i Bologna-s e tepron, përleshet me policinë (VIDEO)
Sinisa Mihajlovic, ka tentuar ta sulmojë një tifoz, i cili e kishte ofenduar, por u ndalua nga policia italiane që reagoi shpejt.

Trajneri serb ishte pranë stadiumit "Olimpico" në Romë, ku po shkonte për të parë ndeshjen finale të Kupës së Italisë mes ish-klubit të tij, Lazios dhe Atalantës.

Mihajlovic po ecte drejt stadiumit kur një tifoz bëri komente raciste ndaj tij, duke e nxitur serbin të reagojë ashpër.

Ai vrapoi drejt tifozit për tu kapur me të, por u ndal fizikisht nga policia italiane.
Shtuar më 16/05/2019, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori