Trajneri i Chelsea, frymëzohet nga Claudio Ranieri
Trajneri i Chelsea, frymëzohet nga Claudio Ranieri
Chelsea do të luajë këtë fundjavë ndaj Fulham, që tashmë drejtohet nga Claudio Ranieri. Trajneri i Chelsea zbuloi një fakt interesant teksa 20 vite më parë mësoi nga Ranieri, shkruan Albeu.com.


Njeriu i stolit të Chelsea, gjithashtu, zbuloi se ndoqi seancat e trajnimit të Ranierit, kur bashkatdhetari i tij ishte në krye të Fiorentinës, midis viteve 1993 dhe 1997. “Natyrisht, ai ishte një frymëzim, – tha Sarri. – Shkova të flas me të, kur ishte trajner i Fiorentinës, ndoshta mbi 20 vite më parë, dhe shpesh për të parë stërvitjen që bënte.

Kam jetuar shumë pranë Firences, shumë afër stadiumit. Isha një trajner, ndoshta në Seria D. Ishte e lehtë për mua, sepse isha trajner i një ekipi të vogël pranë Firences, Antella, në pjesën jugore të Firences, shumë afër fushës së stërvitjes së Fiorentinës”. /albeu.com/




Shtuar më 01/12/2018, ora 09:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori