Trajneri i Dortmundit tregon se kur do të merret vendimi për Dembelen
Pëlqej
E ardhmja e Ousmane Dembele është afër për t'u zgjidhur. Kjo u konfirmua nga trajneri Peter Bosz, i cili ka bërë me dije se sot do të mbahet një takim me lojtarin dhe të dielën do të marret një vendim përfundimtar mbi fatin e talentit anësor francez.


"Ata do të takohen sonte dhe nesër ne do të marrim një vendim," tha Bosz Sky Sports Deutschland, duke lënë në ajër vazhdimësinë e Ousmane Dembele me Borussia Dortmund, përcjell Albeu.com.

Dembele është i penalizuar pasi nuk mori pjesë në trajnim të enjten, me një akt rebelimi për të detyruar lëvizjen e tij tek Barca, i cili sipas njoftimeve vlerësohet në rreth 100 milionë euro nga Barcelona. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2017, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori