Trajneri i Fiorentinas flet për faktet tronditëse të vdekjes së Astorit
Hetimet për vdekjen e Davide Astorit kanë shkuar në një fazë tjetër. Është zbuluar se megjithëse mbrojtësi kishte pasur probleme në zemër, 2 mjekët kishin firmosur që ai të vazhdonte luante futboll.

Italiani ndërroi jetë në gjumë pas një ataku kardiak në 4 mars të këtij viti. Për këtë ka folur edhe trajneri i ekipit, Stefano Pioli.

“Ende nuk dimë shumë gjera. Është vështirë të japim gjykime dhe të hyjmë në brendësi të situatave. Është vuajte e madhe për ambientin e Fiorentinës, por sidomos për familjarët e tij.”, është shprehur trajneri.

Ai gjithashtu ka zbuluar se do ta ndaj premion e fituar nga çmimi “Andrea Fortunato” me të gjithë ekipin dhe tifozët që kanë përballuar tragjendinë e vdekjesAstorit.
Shtuar më 11/12/2018, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori