Trajneri i Francës, Deschamps i frikësohet Shqipërisë
Didier Deschamps i druhet kuqezinjve të De Biasit. Në prag të duelit ndaj Shqipërisë, trajneri zgjodhi të tregohet i kujdesshëm.

“Kemi përballë një skuadër të organizuar shumë mirë. Shqipëria mbron shumë mirë, duke shfrytëzuar kundërsulmet e shpejta. Janë një skuadër mbresëlënëse për sa i takon energjive që shpenzon në fushë.

Por, forca e tyre nuk është vetëm fizike apo psikologjike, Shqipëria ka edhe lojtarë cilësorë, të cilët në të kaluarën na kanë krijuar probleme. Gjithsesi, ne synojmë ta fitojmë këtë sfidë dhe ndeshjen e fundit në grup me Zvicrën, për tu klasifikuar të parët”.

Në lidhje me lënien jashtë të dy yjeve të skuadrës për këtë ndeshje Pogbasë dh Benzemasë, ai e ka gati përgjigjen.

“Më e rëndësishme është që të fitojmë ndaj Shqipërisë dhe jo të menaxhojmë forcat. Fituam ndeshjen e parë dhe dëshirojmë ta fitojmë edhe të dytën. Shpresoj që ndryshe nga sfida me Rumaninë, të kemi më tepër topin nën kontroll dhe të jemi më të saktë në manovrat ofensive, sepse në ndeshjen e parë e kishim të vështirë të krijonim lojë dhe të gjenim hapësira.”

Marseja është një stadium i vërtetë futbolli, me një atmosferë speciale dhe tifozë të zjarrtë. Do të jetë një atmosferë speciale, edhe sepse jam informuar që të pranishëm do të jenë edhe shumë mbështetës të Shqipërisë.”
Shtuar më 14/06/2016, ora 20:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori