Trajneri i Holandës pohon se ka pasur kontakte me Barcelonën
Ronald Koeman, i pranishëm gjatë hedhjes së shortit të Ligës së Kombeve në kryeqytetin e Holandës, Amsterdam, komentoi zërat për ofertën e drejtuesve të Barcelonës pas shkarkimit të Valverdes, duke dhënë arsyen se përse e refuzoi atë.

"Po, ata më thirrën disa javë më parë. Unë i thashë jo Barcelonës, sepse isha i angazhuar në ekipin kombëtar. Nuk ishte koha e duhur", pohoi holandezi.

Ish-futbollisti i "blaugranave" konfirmoi që klubi i Barcelonës e kontaktoi atë përpara se t’i thoshte lamtumirë Valverdes.

Me shprehjen "nuk ishte koha", Koeman lë të kuptohet që dera mund të mbetet e hapur gjatë verës së ardhshme, pasi ai ka në kontratën e tij një klauzolë çlirimi për të stërvitur Barçën pas Kampionatit Europian.
Shtuar më 04/03/2020, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori