Trajneri i Inter: Icardi dëshiron të qëndroj
Pëlqej
Sulmuesi i Inter-it ka bërë një paraqitje mjaftë të mirë, dhe ka rënë në sytë e shumë klubeve gjigante, ku edhe Real Madrid është interesuar për të marrë shërbimet e tij.

Por ka qënë trajneri i Inter, Luciano Spalletti që ka siguruar se Mauro Icardi ka dëshirë të qëndrojë në klubin "zi kaltër".

Klauzola e sulmuesit është rreth 110 milion euro dhe është shumë tundues si për lojtarin ashtu edhe për klubin nëse do ti ofrohen kaq shumë para.

“Kam folur me Mauron disa herë dhe ai më ka dërguar sinjale shumë precize,” shprehet Spalletti për "SkySport".

“Ai është i lumtur tek Inter dhe do të qëndrojë, por ka klube që kur vendosin për ta marrë një lojtar, mund të ta ndryshojnë mendjen brenda një dite. Duhet të jemi gati për çdo gjë, por për momentin ka sinjale të mira dhe nuk ka dyshime për ato që do të bëjë ai.” shtoi Spalletti. /albeu.com/
Shtuar më 27/05/2018, ora 16:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori