Trajneri i Islandës: Përballë Shqipërisë prisja ndeshje të vështirë dhe e tillë rezultoi
Erik Hamrén ka vetëm fjalë të mira për Kombëtaren shqiptare.

Kuqezinjtë, në ndeshjen e tretë kualifikuese për Euro2020, humbën 1-0 në udhëtim te Islanda.

"E respektoj shumë Shqipërinë, kanë lojtarë shumë të mirë, Prisja ndeshje të vështirë, ishte e vështirë. Ne shënuam të parët dhe fituam".

"Do të përpiqemi që të fitojmë, do të shohim edhe ndeshjen e sotme, Franca është e para, kurse ne me Shqipërinë dhe Turqinë do të luftojmë për vendin tjetër", shtoi ai.
Shtuar më 08/06/2019, ora 17:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori