Trajneri i Juventusit nuk ka ndërmend të lejojë largimin e këtij lojtari
Prej ditësh është raportuar për një interesim të United dhe Realit për mbrojtësin 70 milionsh të Juventusit, Matthias DeLigt.

Daily Star raporton se trajneri Maurizio Sarri, nuk do të lejojë largimin e mbrojtësit holandez nga Juventus.

Ish mbrojtësi i Ajax ka vuajtur për të gjetur formën më të mirë në sezonin debutues në Torino, dhe zërat për ndryshim skuadra janë rritur.

Manchester United janë skuadra e lidhur me transferimin De Ligt, por trajneri i Juventusit është i bindur për ta mbajtur në skuadër.

Gjatë ditës së sotme, ka dalë edhe një hipotezë e re rreth së ardhmes së De Ligt, ku përmendej Real Madrid.
Shtuar më 09/04/2020, ora 08:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori