Trajneri i Koln "tall" Roshin: Mori në telefon gjithë Shqipërinë
“Një djalosh nga Shqipëria i dha fund një serie negative prej 22 vjetësh të Këlnit. Falë golit të tij të parë në Bundesligë, Odise Roshi i dha të dielën fitoren e parë Këlnit qysh nga dhjetori i vitit 1989”.

Kështu e përshkruante gazeta gjermane “General Anzeiger”. Trajneri i Koln, norvegjezi Solbaken e përshkruan kështu gëzimin e golit nga mesfushori shqiptar, të realizuar me kokë pas një goditje këndi, vetëm 99 sekonda pasi Roshi kishte hyrë në lojë: “Pas golit të tij, Odiseja vrapoi dhe e festoi aq shumë, sa për 15 minutat e tjera të mbetura nuk kishte më fuqi dhe nuk u duk më. Ai dëshironte që të telefononte gjithë Shqipërinë dhe t’u tregonte, se ai kishte shënuar golin e parë për ne”, - tha me të qeshur trajneri Stale Solbaken.

Golit i Roshit për histori”. Kështu e titullonte shkrimin e saj, Goal.com (versioni gjermanisht), portali më i madh në botë në internet për sportin. “Këlni fiton kundër Kaiserslauternit pas 25 ndeshjesh”. Edhe “Welt Online” thekson faktin se mesfushori shqiptar shënoi pas vetëm 99 sekondash lojë para 38 mijë shikuesve. /albeu.com/
Shtuar më 07/02/2012, ora 15:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori