Trajneri i kombëtares turke, Ersun Janal, dje në një konferencë për shtyp tha se ekipi kombëtar tu
Pëlqej
Albeu.com
"Do të ishte gabim nëse flisnim për humbje pikësh", gjë të cilën e shprehu me fjalët: "Të mos i qepim fëmijës së palindur mbathjet dhe të mos ndjellim fatkeqësi"."Do të ishte gabim nëse flisnim për humbje pikësh", gjë të cilën e shprehu me fjalët: "Të mos i qepim fëmijës së palindur mbathjet dhe të mos ndjellim fatkeqësi".
Gjatë konferencës së shtypit, trajneri Janal tha se duhet të krijohet një atmosferë entuziaste tek ekipi kombëtar, për të arritur fitoren e ndeshjes, gjë që do të ishte kënaqësi për të gjithë. Në lidhje me këtë temë, ai iu drejtua për ndihmë shtypit vendës me fjalët: "Sidomos për ndeshjen me Shqipërinë dua të krijoni një atmosferë me mesazhe sa më të ngrohta, sepse vetëm kështu mund ta fitojmë ndeshjen. Tri pikët që do të marrim do të ndikojnë të ardhmen tonë në grup. Besoj se të gjithë së bashku do të arrijmë sukses. Eshtë detyra e të gjithëve krijimi i këtij mjedisi, sepse ekipi kombëtar ka nevojë për këtë atmosferë positive. Për këtë, ne këtu dhe media nga jashtë, duhet të mbajmë përgjegjësinë e kësaj gjendjeje".
Duke folur për sulmuesin Hakan Shukur, i cili nuk është thirrur në kombëtaren edhe pse aktualisht gëzon një formë të mirë sportive, trajneri i kombëtares turke Janal, tha se e gjithë përgjegjësia e përzgjedhjes së ekipit kombëtar i përket atij dhe për këtë duhet të kihet më tepër respekt.

"Lufta" me shqiptarët do të jetë shumë e ashpër
Trajneri i kombëtares së Turqisë, Ersun Janal, dje u shpreh se Shqipëria është një ekip që demonstron një luftë të fortë sportive dhe këtë e ka treguar në ndeshjet ndaj Greqisë dhe Ukrainës.
Ai, gjithashtu tha se duke përdorur të gjithë aftësitë krijuese, Turqia mund t'i fitojë të gjitha ndeshjet. Janal shtoi: "Në ndeshjen me Ukrainën, dy golat e shpejtë që pësuam, i prishën të gjithë planet tona. Shqipëria në ndeshjen që humbi 2-0 me Ukrainën, tregoi një luftë të paparë sportive. Ata janë një ekip i suksesshëm në dyluftime. Shqiptarët do të kërkojnë të prishin lojën tonë dhe të luajnë fort. Ne kemi lojtarë teknikë dhe ata duhet të marrin në dorë fatet e lojës. Sidoqoftë, në ndeshjen me Shqipërinë do të jetë një luftë e madhe. Do të krijohen dyluftime në sektorë të ngushtë, krejt të kundërt me atë që do të luajmë kundër Gjeorgjisë".

Në vend të Nihatit, dy kandidatë
"Duke ditur se kohët e fundit Nihat ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të futbollit turk, forma tij të gjithëve na kënaqte. I uroj shërim sa më të shpejtë, pasi do të qëndrojë larg nesh për një kohë të gjatë. Megjithatë Bashturk do të na japë forcë. Në bazë të skemës që kam përgatitur, mendoj se ai do të jetë i dobishëm. Ndaj shqiptarëve do të mundohemi të bëjmë një futboll presing. Bashturk është një lojtar i ndryshëm nga Tunxhai. Me njërin prej tyre do të mbush këtë vend", - përfundon fjalën e tij trajneri turk Janal në lidhje me mungesën e sulmuesit të shquar.
Përgatiti: Dritan Gjyrezi
Shtuar më 22/03/2005, ora 20:52
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori