Trajneri i Kosovës i hap dyert Adnan Januzajt (VIDEO)
Adnan Januzaj mund të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës në të ardhmen.

Mesfushori nga Istogu nuk po gjen hapësira tek Belgjika, teksa gazetat belge kanë shkruar se ai do të luajë për Kosovën.

Ndërkohë trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku ka folur për Tribuna Channel duke deklaruar se Adnani i ka dyert e hapura te Kosova.

Mungesa e një ftese për në Europian do të jetë vendimtare për vendimin e Januzajt, i cili ka kaluar një sezon shumë të vështirë. /albeu.com/


Shtuar më 21/04/2016, ora 12:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori