Trajneri i Kosovës kërkon fokusim nga lojtarën në fazën e grupeve
Trajneri i përkohshëm i përfaqësues së Kosovës Muarrem Sahiti zbuloi se do të jetë pjesë e stafit teknik të Dardanëve edhe në momentin që do të zgjidhet trajneri i ri, i cili sipas tij duhet patjetër i huaj.

“ Kam një marrëveshje me Federatën e Kosovës dhe do të vazhdoj të pjesë e stafit edhe kur të vijë trajneri i ri. Ajo që mund të them është që Kosova ka nevojë për një trajner të huaj”.

Për grupin në të cilin është shortuar Kosova në Ligën e Kombeve, Sahiti shtoi.

Grupi nuk është i lehtë ne do të tentojmë ta fitojmë por misioni do të jetë i vështirë. Nëse luan mirë grupi bëhet i lehtë por nëse luan keq grupi shndërrohet shumë i vështirë” përfundoi tekniku kosovar. /albeu.com/
Shtuar më 24/01/2018, ora 14:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori