Trajneri i Kroacisë me fjalë të mëdha për Kosovën
Pëlqej
Ante Cacic ka vetëm fjalë të mira për Kombëtaren e Kosovës, para ndeshjes së nesërme në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës

Trajneri i Kroacisë, Ante Cacic ka pasur vetëm fjalë të mira për Kosovën dhe mendon se është një kundërshtar shumë i rrezikshëm.

“Pavarësisht rezultatit në ndeshjen e parë, Kosova shumëfish ka ndryshuar brenda këtyre gjashtë ndeshjeve, më tepër se sa Kroacia”, tha fillimisht Cacic.

“Presim fitore me rezultat sa më të thellë dhe ne për këtë do të japim maksimumin, por assesi nuk do të nënçmojmë kundërshtarin, pasi është një kundërshtar shumë luftarak”, vazhdoi ai.

Krejt në fund kroati falënderoi Kosovën për mikpritje fantastike në ndeshjen e parë dhe shpreson se nuk do t’u mbesin borxh. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2017, ora 21:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori