Trajneri i kundërshtarit të ardhshëm ushtron presion ndaj Joshuas: Je i paqëndrueshmëm
Anthony Joshua ka mbrojtur titullin e kampionit të botës për peshat e rënda. Boksieri britanik ka triumfuan në saje të nokauti teknik në raundin e dhjetë kundër Carlos Takam.

Por, Joshua nuk i ka fituar të gjitha titujt që ekzistojnë në kategorinë pasi që i mungon edhe titulli i WBO-s, pos atyre të fituarve deri më tani IBF, IBO and WBA. E pikërisht një ndër kundërshtarët e mundshëm të Joshuas mund të jetë kampioni i WBO-s, Joseph Parker.

Trajneri i këtij të fundit, Kevin Barry ka komentuar ndeshjen e mbrëmshme dhe ka zbuluar disa mangësi të britanikut.

“Unë e di që Joshua ka qenë në një numër të madh të ndeshjeve kontrolluese”, tha Barry për News Hub, duke shtuar se “Neve na pëlqen fakti që mjekra e Anthonyt është shumë e dyshimtë në krahasim me mjekrën e Joseph Parkerit”.

“Ballafaqimi me Takamin ishte shumë, shumë miqësor. Joshuas i mungonte qëndrueshmëria. Mendoj se dukej shumë i humbur drejt përfundimit të luftës. Lëvizte si robot dhe dukej shumë i ngadalshëm. Gjithçka që pashë më bëri me vërtetë të ngazëllyer kur të ballafaqohemi në ring me këtë djalë”, tha Barry.

Ndryshe, Joshua është përfol se mund të ballafaqohet vitin e ardhshëm edhe me Deontay Wilderin. /albeu.com/
Shtuar më 29/10/2017, ora 11:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori