Trajneri i Lazios shpreson që Serie A të përfundojë në fushat e blerta
Serie A po vazhdon të bëjë planet për rifillimin e sezonit. Datat e fundit të përmendura për rifillimin janë 13-20 qershor.

Lidhur me këtë ka folur edhe trajneri i Lazio, i cili ka shprehur dëshirën për rifillimin e sezonit.

"Ne jemi të lumtur që të fillojmë përsëri. Është dëshira që të përfundojmë kampionatin, në favor të të gjithëve që punojmë për futbollin, por edhe në favor të tifozëve", ka thënë Inzaghi.

"Parakushtet janë aty. Ne trajnerët kemi ndjerë të gjithë se duam të fillojmë përsëri, në kushte të sigurta", ka shtuar kreu i stolit të Lazio.

"Pavarësisht renditjes, para pandemisë ne po bënim diçka të jashtëzakonshme", ishte komenti që lidhet me formën e skuadrës këtë sezon.

Gjatë kësaj jave do të takohen FIGC, Serie A dhe Qeveria e Italisë, për të zyrtarizuar datën për rifillimin e sezonit.
Shtuar më 25/05/2020, ora 09:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori