Trajneri i Leipzigut mërzit tifozët e Liverpoolit për mesfushorin Naby Keita
Trajneri i skuadrës gjermane Leipzig, Ralph Hasenhuttl, ka hedhur poshtë sugjerimet se mesfushori Naby Keita, mund t’i bashkohet Liverpoolit gjatë këtij muaji.

Megjithatë marrëveshja mes Liverpoolit dhe Leipzigut për transferimin e Keitas në “Anfiled Road” është kompletuar që gjatë verës që vjen.

Por së fundmi mediat kanë raportuar se klubi nga Merseysides është i gatshëm ta sjellë mesfushorin në skuadër qysh në janar pas largimit të Philippe Coutinhons në drejtim të Barcelonës për 160 milionë euro.

“Gjendja aktuale është kjo dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Nuk kemi arsyeje për ta shitur Keitan para përfundimit të sezonit. Kjo është e gjitha”, ka thënë Hasenhuttl.

“Ai do të luajë në fundjavë kundër Schalke 04 dhe shpresojmë se do të luajë mirë. Kjo është gjëja e vetme për të cilën më bën”, u shpreh ai. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2018, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori