Trajneri i Malit të Zi: Kosova ka gjasa për kualifikim në Euro 2020
Trajneri i Malit të Zi, Faruk Hadzibegic, është shfaqur para gazetarëve në konferencë për media një ditë para përballjes me Kosovën.

Duke folur për ndeshjen, ai foli edhe për gjasat që Kosova ka ende për t’u kualfikuar në Euro 2020.

"Kemi bërë shumë analiza të lojës sonë. Situata jonë në tabelë nuk është e mirë dhe ne po përgatitemi të jemi gati për ndeshjen e Ligës së Kombeve", tha Hadzibegic.

"Sa i përket ndeshjes, nesër do të jetë vështirë. Kosova ka ende shanse dhe do të luftojnë për kualifikim", vlerësoi Hadzibegic.

"Megjithatë, ne kemi ardhur këtu për lojë të mirë dhe sigurisht për rezultat të mirë", shtoi ai.
Shtuar më 13/10/2019, ora 20:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori