Trajneri i Manchester United thur elozhe për PSG
Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka folur para ndeshjes në Champions League kundër PSG-së e cila do të luhet ditën e martë.

Tekniku norvegjez i frikësohet “yjeve” të PSG-së që sipas tij janë të pandalshëm.

Neymar do të humbasë ndeshjen ndaj Man United, ndërsa për shkak dëmtimi edhe Cavani mund të mungojë në “Teatrin e Ëndrrave”.

Por kjo nuk e ka ndalur Solskjaer të mos kursejë elozhet për "yjet" e skuadrës franceze.

"Më duhet ta pranoj që ata kanë gjithçka. Ata krijojnë hapësirë për vetveten, kanë teknikë dhe forcë. Cavani është si një viking dhe shumë i fortë fizikisht! Mbappe ka ritmin e pabesueshëm, është një “vetëtimë” që nuk ka të dytë.

"Pastaj PSG-ja ka Neymarin. Mënyra se si ai driblon lojtarët është fantastike madje është edhe një finalizues i mirë. PSG ka lojtarë shumë të mirë dhe duhet të bëjmë kujdes në të dy ndeshjet.

Formacioni? “Të shikojmë ende nuk e kam zgjedhur në sulm mund të luajmë me dy ose tre sulmues”. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2019, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori